Capello kritikon ashpër Milanin

Fabio Capello ka lëshuar disa kritika të ashpra në drejtim të skuadrës së Milanit.

Trajneri i njohur italian, Capello, ka mbetur i dëshpëruar nga një tjetër paraqitje e dobët e Milanit, kundër Lazios.

Ish selektori i kombëtares së Italisë beson se Milani është një skuadër pa personalitet dhe ky është problemi kryesor.

“Milan është në telashe. Lojtarët nuk janë të nivelit të lartë, mund të thuash. Ata luajnë me frikë” ka thënë Capello.

“Ata nuk kanë personalitet dhe nuk performojnë në bazë të asaj se si vlerësohen” shtoi italiani.

Milani numëron vetëm 13 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura në Serie A këtë edicion, në pozitën e 12-të.

loading…