dyshime

Çantë e dyshimtë në Fushë Kosovës ndërhynë Njësia Speciale

Policia dhe Njësia Speciale është parë në një lokacionin në Fushë Kosovë.

Burime të Ballkani.info tregojnë për një panikë të qytetarëve të cilët kishin parë një çantë mbi një veturë e cila dyshohej që ishte me materie të rrezikshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për Ballkani.info se në atë çantë nuk ka pasur materie të rrezikshme, por ka pasur rroba dhe libra dhe që ka ekzistuar panika e madhe tek qytetaret të cilët raportuan Policinë e Kosovës.

“Në lokacionin në Fushë Kosovë, është raportuar se është vërejtë në çantë e lërë afër një veture. Njësitë relevante për trajtimin e materialeve të rrezikshme/shpërthyese kanë bërë kontrollin e qantes ku është vërejtur se në të ka pasur rroba dhe libra. Pra, nuk ka pasur asgjë të dyshuar”, tha Kelani.

Gjithçka ka përfunduar pasiqë asgjë nuk ishte serioze pos panikës e cila kishte kapluar qytetarët. /Ballkani.info/