Çanta të mbushura me gati 33 mijë euro gjenden në një veturë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë është ndaluar një veturë me targa gjermane.

Gjatë kontrollit, Policia njofton se në veturë, në çanta janë gjetur gati 33 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Bresje -Fushë Kosovë 26.01.2023-20:45. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.