Çanak: Kosova nuk është Serbi

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak mendon se zgjidhja e problemit Serbi –Kosovë është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia me dhënien e garancive ndërkombëtare për mbrojtjen e interesave kulturore dhe ekonomike të Serbisë e që do të duhej të listoheshin një për një.

“Për shembull, nëse në mënyrë teorike, katër komunat në veri të Kosovës “do t’i bashkëngjiteshin ” Serbisë, a do ta pranonte Beogradi zyrtar pjesën tjetër të Kosovës shtet të pavarur? Natyrisht se do ta pranonte. Kjo do të thotë se nuk është çështje nëse do ta pranonte Kosovën, por në cilët kufij do ta pranonte”, ka thënë për tanjug Çanak.

E nëse fillojnë ndryshimet kufitare sipas vijave etnike , atëherë kush do të habitej nëse Kosova do të kërkonte Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Mos t’i përmend shembujt analogë në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, ka thënë ai.

“Kosova nuk është Serbi , por hapësirë në të cilën jetojnë njerëzit që e kanë rrumbullakuar tërësinë shtetërore”, thotë Çanak dhe shton se “pa fshirje të kufijve në Ballkan kurrfarë paqeje afatgjate nuk mund të ketë”.

“E kufijtë mund të fshihen vetëm me përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Çdo koncept tjetër është i dëmshëm dhe shpie drejt ndarjeve e fërkimeve të tjera me pasoja të paparashikueshme”, ka thënë ndër të tjera Çanak.