Cana, Rashica, Hasani – Disa nga yjet që ishin në ‘Fadil Vokrri’ për finalen e Kupës

KF Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës për sezonin 2018/2019.

Sezoni 2018/2019, do të mbetet i paharruar për skuadrën e KF Feronikelit, që përveç titullit kampion ka arritur të fitojë edhe Kupën e Kosovës.

Këtë të dytën skuadra nga Drenasi, e ka fituar të premten mbrëma pas një fitore 5-1 ndaj KF Trepçës 89’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Si një finale e kupës, kjo përballje nuk tërhoqi numër të madh të tifozëve, pavarësisht çmimeve të arsyeshme të caktuara nga Federata e Futbollit.

Por kjo ndeshje, nuk u ka ikur figurave të njohura të sportit shqiptar, që kishin zgjedhur stadiumin për të përjetuar emocionet e kësaj finale.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për finalen KF Trepça ’89 – KF Feronikeli, janë parë Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Milot Rashica, ylli i Werder Bremen, dhe Florent Hasani.