Aktori me prejardhje shqiptare

Can Yaman i shkruan publikisht moderatores shqiptare

Aktori i njohur turk ia ktheu komentin moderatores shqiptare.

Aktori me prejardhje shqiptare, Can Yaman, është një ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi.

Ai ka publikuar në Instagram një video, në të cilën mori komente të shumta nga miliona ndjekësit e tij.

Por, në atë video nuk mungoi komenti i moderatores së njohur shqiptare, Eva Murati, të cilës i replikoi Can.

Eva i ka komentuar dy emoji, duke treguar se i pëlqen aktori dhe është “zjarr”, kurse Yaman po ashtu komentoi me dy emoji duke e falënderuar atë.