Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka vizituar KFOR-in ku është pritur nga komandanti i misionit, Özkan Ulutaş.

“Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR në X ku njoftoi për ardhjen e kryediplomatit britanik.

#KFOR Commander, MG Özkan Ulutaş, welcomed the Secretary of State for Foreign, Commonwealth and Development Affairs of the United Kingdom, Lord David Cameron @David_Cameron 🇬🇧, at Camp Film City, in Pristina. pic.twitter.com/2vDXqYML0l

— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) January 4, 2024

Cameron sot është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.