Calvin Harris në festivalin SunnyHill në Prishtinë

DJ e këngëtari i famshëm nga Skocia, Calvin Harris do të marrë pjesë në festivalin SunnyHill në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur ylli i muzikës pop, Dua Lipa, nëpërmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

SunnyHill Festival fillon nga 2 gushti dhe zgjat 3 ditë.

Dua ka shkruar: “E ngazëllyer dua të njoftoj se Calvin Harris do të jetë emri i parë i madh i këtij viti në Sunnyhillfestival në Prishtinë, Kosovë me 2,3 dhe 4 gusht.

Jam mirënjohëse ndaj miqve që janë duke ardhur në Kosovë, për ta bërë këtë të mundur, duke na mbështetur ne dhe të rinjtë e Kosovës për të sjell një të ardhme së bashku.”

https://www.instagram.com/p/BzFEM3ihooM/?utm_source=ig_web_button_share_sheet