Callejon do të largohet nga Napoli

Jose Callejon duket gjithnjë e më larg Napolit. Spanjolli nuk ka gjetur ende një marrëveshje me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën.

32-vjecari, i transferuar në Itali në vitin 2013 nga Real Madridi, ka një kontratë që përfundon në fund të këtij sezoni, çka do të thotë se ai mund të largohet me parametra zero.

Diçka e tillë me shumë mundësi pritet të ndodhë, pasi palët duken shumë larg marrëveshjes.

Situatat e fundit në klubin e Napolit, me drejtuesit që ndëshkuan lojtarët, pas refuzimit të tyre për tu grumbulluar, duket se ka ndikuar edhe në vendimet e disa futbollistëve të cilët nuk pranojnë të rinovojnë dhe në përfundim të sezonit presin të largohen.