Cakolli: Surroi më shumë ishte shqetësuar për largimin e serbëve në vitet 80-90, se tash për largimin e trupave amerikanë

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bujar Cakolli në profilin e tij në Facebook ka akuzuar puiblicistin Veton Surroi se shumë ishte shqetësuar për largimin e serbëve në vitet 80-90, se tash për largimin e trupave amerikanë nga Kosova.

“Mbinjeriu Veton Surroi, që evoluoi nga një jugosllav i përbetuar në një pionier të bashkimit kombëtar, këto ditë nisi fushatën e relativizmit të rrezikut të tërheqjes së trupave amerikane. Përmes statuseve në Facebook dhe Tëitter, Surroi u bëri thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen fare për largimin e trupave amerikanë”, ka shkruar Cakolli.

Por, sipas Cakollit, kaq i relaksuar, Surroi nuk ishte, kur në pyetje ishin largimet e serbëve nga Kosova përgjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta.

“Në vitin 1988, Surroi ishte jashtëzakonisht i shqetësuar me bashkëkombësit e vet, të cilët i quante “nacionalistë shqiptarë”, të cilët, përmes platformës politike po nxitnin largimin e serbëve nga Kosova”, ka shkruar ai, duke bashkangjitur edhe një shkrim të Surroit të publikuar më 1988 në gazetën Rilindje.

Ky është postimi i plotë i Cakollit:

Në tri dekadat e fundit, Veton Surroi nuk ka pas kurrë konsistencë në qëndrimet e tij politike. Të vetmen konsistencë që ka pasur është urrejtja e vazhdueshme për ata që nuk mendojnë si ai!

Surroi më shumë ishte shqetësuar për largimin e serbëve në vitet 80-90, se tash për largimin e trupave amerikanë nga Kosova!

Mbinjeriu Veton Surroi, që evoluoi nga një jugosllav i përbetuar në një pionier të bashkimit kombëtar, këto ditë nisi fushatën e relativizmit të rrezikut të tërheqjes së trupave amerikane.

Përmes statuseve në Facebook dhe Tëitter, Surroi u bëri thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen fare për largimin e trupave amerikanë.

Por, kaq i relaksuar, Surroi nuk ishte, kur në pyetje ishin largimet e serbëve nga Kosova përgjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta.

Në vitin 1988, Surroi ishte jashtëzakonisht i shqetësuar me bashkëkombësit e vet, të cilët i quante “nacionalistë shqiptarë”, të cilët, përmes platformës politike po nxitnin largimin e serbëve nga Kosova.

“Fundja, në mos gjë tjetër, atëherë është hetuar edhe paralajmërimi dhe aplikimi praktik i dhunës i nacionalistëve shqiptarë për realizimin platformës se vet politike, çka solli pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërnacionale, në dëm të të gjitha nacionaliteteve dhe deri te shpërngulja me presion e serbëve dhe malazezve nga Kosova”, thuhet në një shkrim të Surroit, të botuar në gazetën Rilindja në prill të vitit 1988, si përgjigje ndaj një interviste të ekonomistit kroat, Branko Horvat, i cili kishte mbështetur krijimin e Republikës së Kosovës, në kuadër të Jugosllavisë.

Në fund të viteve të 80-ta dhe fillim të viteve të 90-ta, kur të gjithë kosovarët ishin përcaktuar për Republikë, Veton Surroi ende luftonte për mbijetesën e Jugosllavisë.