Cakolli i PDK’së tregon si VV kishte nominuar kandidat për të dalur kundër Bekim Jasharit

Bujar Cakolli nga PDK’ ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte nominuar kandidat për kryetar komune për të dalur kundër Bekim Jasharit në Skënderaj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Cakolli i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e ministrit të Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Shkrimi i plotë:

Glauk Konjufca po rren ashiqare në T7. Vetëvendosje kishte nominuar kandidatë për kryetar komune në Skenderaj për ta mundur Bekim Jasharin. Kandidati i VV ne zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Skënderaj ishte Hysni Mehani përderisa PDK nuk kishte dal me asnjë kandidatë.