Cakaj në konferencën e Mynihut, takohet me Hahnin, Thaçin dhe disa diplomatë!

Ministri i Jashtëm nga Shqipëria, Gent Cakaj është duke përfaqësuar Tiranën zyrtare në Konferencën e Sigurisë në Mynihut të Gjermanisë.

Cakaj ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë.

Kryediplomati shqiptar u takua me komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn.

Po ashtu, Cakaj pati rastin të bisedojë edhe me homologët e tij nga Kroacia dhe Bullgari.

Gjata ditës, ai zhvilloi takim edhe me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Vlen të theksohet se liderë të fuqishëm botërorë po marrin pjesë në këtë konferencë të organizuar nga Gjermania.