Cakaj i drejtohet Kurtit në shaka: Që doni i ndërrojmë flamurat (VIDEO)

Sot për vizitë zyrtare në Kosovë ka qëndruar Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.  

Cakaj në Prishtinë është takuar me gjithë krerët e shtetit, përfshirë presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kryekuvendaren Vjosa Osmani dhe në fund edhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë të fundit ndërkohë gjatë shtrëngimit të duarve, Cakaj ka lëshuar edhe një batutë. Ai u është drejtuar fotografëve dhe kameramanëve duke iu thënë që nëse dojnë mund t’i ndërrojnë me Kurtin flamurat.

“ Që doni i ndërrojmë edhe flamurat”, ka thënë Cakaj me shaka.

Diçka e tillë ka marrë edhe vëmendjen e Kurtit, i cili e ka tejkaluar me një buzëqeshje të lehtë.