Çağatay Ulusoy flet pas akuzave për trafikim të lëndëve narkotike

Çağatay Ulusoy ka folur pas akuzave që iu bën për trafikim të lëndëve narkotike.

Aktori turk Çağatay Ulusoy mund të dënohet me 1 vit dhe 9 muaj burg, nëse gjykata e cilëson si fajtor, nën akuzat e përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa ende nuk është marrë një vendim, aktori shijon suksesin me serialin më të fundit në bashkëpunim me “Netflix” që pritet të shfaqet gjatë muajit dhjetor.

Por gjatë një interviste në lidhje me projektin e tij të fundit, Ulusoy nuk mundi t’i shpëtonte dot pyetjeve në lidhje me problemet që ka me drejtësinë.

“Unë nuk kam përse t’i jap sqarime askujt tjetër përveçse familjes dhe miqve të mi të afërt. Nëse nuk do të isha i famshëm, askush nuk do e dinte.Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është familja ime. Mami u mërzit shumë, ndërsa babai është më i fortë. Por kjo është jeta, nuk e ndryshojmë dot! Nëse duhet të përballem me burgun, do të më duhet ta bëj.” – tha aktori.

Gjatë intervistës, Çagatay Ulusoy pranoi se nuk shpenzon shumë kohë në rrjetet sociale, për të mos thënë se nuk i përdor aspak.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se nuk e konsideron veten simpatik dhe fokusohet vetëm tek bukuria e brendshme.