Bytyqi: Qytetarët janë zhgënjyer nga fjalët e “bukura” ata duan vepra

Ministri në detyrë i Arsimit dhe kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi ka vazhduar sot takimin me qytetarët në shkollën fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë.

Bytyqi ka thënë që secila parti gjatë fushatës vjen dhe bën elaborimin e programit por nuk mendon se si do t’i realizojë premtimet.

“Të gjithë vijnë dhe bëjnë elaborimin e programit qoftë të asaj se cfarë mendojnë të bëjnë në qeverisjen e ardhshme. Por është forma ndrsyhe si jetojnë njerëzit”.

“Realizimi i premtimeve nuk ka ndodhur pasi është dashur të presim me vite të tëra dhe jo rastësisht ka ardhë ky zhgënjim sepse duke thënë fjalë dhe gjëra të bukura dhe duke mos i realizuar është krijuar një bindje që këtu asgjë nuk mund të bëhet”.

“Se këtu asgjë smund të ndryshojë dhe kjo ka sjellë zhgënjimin që e kanë shumica e qytetaëve në Kosovë”.

“Aq shumë kemi pasë debat kur e kemi shkruar programin mes vete për si do ta realizojmë unë ju them me bindje të plotë se këto gjëra që i kemi shkruar janë të realizueshme dhe nga bashkëpunimi mes dy partive të koalicionit AAK-PSD do të bëhet ajo që presin qytetarët e Kosovës”.

“Kur ka vullnet ekip, dije dhe përkushtim të gjitha premtimet mund të realizohen”, ka thënë Bytyqi në ditën e tretë të fushatës.

loading…