Bytyqi: Në Kosovë mund të bëhet mirë, me njerëz që e duan vendin

Ministri në detyrë i Arsimit dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi, ka vazhduar edhe sot në ditën e pestë të fushatës takimin me qytetarë në Qendrën Rinore në Magure të Lipjanit.

Bytyqi ka thënë që koalicioni AAK-PSD ka zgjidhjen në letër për problemet dhe zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës.

“Një pyetje mund të ja parashtrojmë secilit në vetvete; a kemi sot zhgënjim në Kosovë? Është përgjigja e theshtjë që mund të merret te shumica e qytetarëve e që është “Po”.
“Por ne duhet të analizojmë pse e kemi këtë zhgënjim nga cka ka ardhë ky zhgënjim, ka filluar të na humbet shpresa që ne nuk mund të bëjmë gjëra të mira në këtë vend; që nuk mund të kemi ekonomi të zhvilluar, nuk ka siguri, vend pune në Kosovë, pra këto janë disa gjëra që ne duhet t’i shikojmë pse kanë ndodhur”.
Ministri ka thënë që vetëm ky koalicion mund ta ndihmojë Kosovën në secilin aspekt.

“Pasi që 18 vjet partitë tjera vijnë japin para qytetarëve, japin fjalë të mira dhe krejt problemin e kanë si t’i shkruajnë fjalët dhe jo si t’i shndërrojnë në vepra dhe gjithmonë qytetarët mendojnë që këtu nuk bëhet mirë”.

“Por jo këtu bëhet mirë kur ka njerëz që e udhëheqin shtetin siç duhet që e dojnë vendin. Mos ta përsërisim filmin e njëjtë që e kemi parë që 18 vjet pra ta ndryshojmë të kemi mundësinë më të mirë për të parë një film dhe këtë mund ta gjeni tek koalicioni AAK-PSD”.

“Ne sot ekonominë e vendit nuk e kemi të zhvilluar siç duhet e kemi një fond shumë të madh të parave që vijnë qoftë nga privatizimi por i kemi çuar jashtë shtetit paratë”.

“Ne kemi vendos që në fondin zhvillimor ti kthjemë këto para dhe ta shfrytëzojmë për zhvillimin ekonomik të vendit”.