Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi ka qenë në Magure të Lipjanit.

Në një postim në Facebook, Bytyqi shpalosi programin qeverisës së koalicionit AAK-PSD.

“Duke qenë të vetëdijshëm se shumica e qytetarëve janë të zhgënjyer nga gjendja në të cilën ndodhet vendi, ne u zotuam se gjatë qeverisjes tonë do të dëshmohet se në Kosovë mund të ndodhin gjëra të mira”, ka shkruar Bytyqi.

Shyqiri është kandidat për deputet dhe mban numrin 35. /Ballkani.info/

loading…