Bytyqi: Këto zgjedhje janë sprovë për ta parë sa e duam Kosovën

Ministri i Arsimit në detyrë dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi ka vazhduar edhe sot takimin me qytetarët në fshatin Çikatovë të vjetër në Drenas në Odën e Agim Morinës.

Bytyqi ka thënë se koalicioni AAK-PSD përbën një ekip me në krye kandidatin për kryeministër Ramush Haradinajn i cili është i gatshëm t’i marrë detyrat.

“Pra ky ekip është aq mirë i ndërtuar saqë edhe vet kandidati që është për kryeministër zoti Haradinaj është pothuaj kandidati i cili vërtetë e ka formësuar kaq mirë këtë ekip dhe është i gatshëm me marr detyra”.

“Unë mendoj që këto zgjedhje edhe pse kanë ardhë shumë të papritura për neve e kanë një domethënie të madhe pasi është një lloj referendumi përveq problemeve ditore që ne i kemi si qytetarë – është një referendum për të parë që a jemi krejt si popull që dojmë me pas një shtet për t’u mburrur”.

“Kjo është arsyeja kryesore pse sot jemi një zgjedhje pasi ka pasë një lloj luhatje duke u thirrur në emër të popullit se mund ta rrezikojmë edhe shtetin që e kemi dhe këtë luhatje ju kena kthy te populli në mënyrën më të mirë”.

loading…