Bytyqi: Haradinaj kryeministri që ndali ndarjen e Kosovës

Ministri i Arsimit në detyrë dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi ka vazhduar edhe sot takimin me qytetarët në Baicë të Drenasit në Odën e Miftar Kiqinës.

Bytyqi ka thënë se sot në pozicionin ku ndodhemi është shumë e rëndë që të vëmë ende në pikëpyetje rrezikun për ndarjen e Kosovës.

“Ky vend ka dhënë shumë për Kosovën dhe kur vimë këtu duhet të jemi të përgjegjshëm edhe çka po flasim edhe çka po dëgjojmë”.

“Nuk jemi rastësisht sot që jemi një koalicion i tillë AAK-PSD. Kanë ndodhur disa gjëra në Kosovë që vetëm Ramushi si kryeministër ka mujt mi shty”.

“Pikërisht edhe deputetët tanë e kanë përkrahur Ramushin kur ka qenë më së vështiri kur të gjithë thonin që nuk bëhet shteti – kryeministri ka marrë vendime të mëdhaja; edhe për ushtri edhe për me ndal ndarjen e Kosovës. Tash me fol sot në këtë kohë gjithë kjo punë që është bërë dhe gjithë ky gjak që është derdhur sot a po rrezikohemi edhe sot me e nda Kosovën nuk ka më rëndë”.

Sipas Bytyqit me koalicionin AAK-PSD, Kosova nuk është e rrezikuar të ndahet.

“Në qeverinë e ardhshme janë tri gjëra që po dua t’i them sonte pasi janë të vlefshme: e para ajo tema që është ndalur për t’u ndarë Kosova e që ka qenë e prinë prej kryeministrit është hequr nga tavolina njëherë mirëpo rreziku për t’u kthyer prap në tavolinë ekziston”.

“Atë rrezik mund ta ndalim vetëm ne. Nëse populli i beson këtij koalicioni do të hiqet ai rrezik njëherë e përgjithmonë dhe ne do të jemi Zot në këtë shtëpinë tonë. Nëse ne nuk arrijmë si koalicion edhe pse ne kemi shumë besim në popull që do të dalim faqebardhë do të marrë fund çështja e ndarjes së Kosovës, ne do të jemi Zot me kufijtë që i kemi sot; kjo do të jetë çështja e parë që do të fillojë ta shqyrtojë Qeveria e re”, është shprehur ministri.

loading…