Bytyçi për VV-LDK: Koalicioni i shpresës u shndërrua në koalicion grushtesh, është sikleti për pushtet

Anëtari i PSD’së, Muhamet Bytyçi ka reaguar pas përleshjes mes deputetëve të VV’së dhe LDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Bytyçi ka shkruar se VV e LDK deri dje flisnin para qytetarëve se do t’ia kthejnë shpresën, por sot sipas tij e kanë shndërruar në koalicion grushtesh.

Ai thotë se deputetët e VV’së janë në siklet dhe janë përpjekje e tyre për pushtet sesa për shtet.

Postimi i plotë nga Bytyçi:

Deri dje flisnin për shpresës e humbur që do ta kthejnë. Sot e paskan shndërruar në koalicion grushtash.
Ka një siklet të madh këtu–kacafytjet e deputëve të VV-së me krejt Kuvendin janë simptomtë sikleti për pushtet shumë më shumë se sa përpjekje e tyre për shtet.

Nuk është se janë shumë të shqetësuar për të pagjeturit, temë kjo jashtëzakonisht e ndjeshme që shpërfaqë padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve në Kosovë. P.sh. në kohën e shkurtë të Kurtit kryeministër, dialogu nuk u refuzua nga ky i fundit për shkak të të pagjeturve. Nuk ka deklarata kushtëzimi për këtë çështje.

Dialogu u refuzua për shkak të sajesave komplotiste të Kurtit për thika mbi harta e tapa të shampanjave. Dhe këtu pyetja më e duhur është ajo më e thjeshta: meqë tjerët nuk po dijnë dhe/ose nuk po dojnë me e bo ma mirë, pse nuk po e merr Kurti dialogun në dorë dhe me e bo më mirë? Prapë si shembull: secilën prej pikave të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë që VV e kritikon, pretendon se e kishte bërë më mirë. Po pse atëherë nuk shkoi ta bëjë më mirë?

Dhe dy mund të jenë të vërteta: nuk ka pasur guxim; nuk e ka këtë ndjeshmëri, pra që më shumë kujdeset për pastërtinë e vet (nga tradhëtia) se sa për të mirën e përgjithshme (për Kosovën).

VV duhet ta kuptoj një gjë: kur je i vogël e me deputetë pak edhe mund të jesh i papërgjegjshëm. Nuk ta sheh askush për të madhe. Kur je forca më e madhe në vend me 26% të votave, papërgjegjësia nuk të falet.

Edhe një gjë: politika nuk është fjalë por veprim. Dhe VV-në nuk e gjykojmë më sipas fjalëve që i thotë, por sipas (mos)veprimit që e bën. E veprimi i saj në betejën e parë të lojës ishte ikja. Jo ballafaqimi. Jo kushtëzimi. Jo parimësia. Vetëm ikja.

Me lehtë grushta në Kuvend e përplasje larg vendimarrjes për të cilën votuan njerzit!