Bytyçi i drejtohet Kurtit: Njoftone se e vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve, po merret me popullizma

Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi, ka reaguar pas deklaratve të Albin Kurtit në lidhje me vërshimet e fundit për tri ditë me radhë.

Bytyçi tha se dikush duhet ta njoftoj Kurtin se këto vërshime janë duke ndodhur qe tri ditë dhe Kurti reagoj me vonesë duke e përdorur Nënën Ferdonije në kohë fushate.

‘’ Vetëm njoftone z. Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vet faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me popullizma’’, shkroi Bytyçi.

Ky është reagimi i plotë:

‘’ Vetëm njoftone z. Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vet faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me popullizma.

Edhe mos të harroj, U.D. e Presidentes që z. Kurti e ka vendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuar institucionet, por, ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë.

Ndërsa, z. Kurti pas disa ditëve iu paska kujtuar që t’i thotë disa fjalë për vlerësim të situatës, por, këto nuk janë zgjidhje për problemin.’’