Bytqyi në Klinë thotë se po punohet në modernizimin e infrastrukturës shkollore

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës fillore “Ismet Rraci” në Klinë.

Bytyqi tha se është kënaqësi që ndodhet në Klinë, pikërisht në përurimin e kësaj shkolle. Duke folur për investimet, ai tha se Qeveria çdo ditë po punon në modernizimin e shkollave në gjithë Kosovën.

“Vërtetë kënaqësi që jam në mesin e juaj që po ashtu mban emrin e patriotit të madh Ismet Rraci. U tha për një histori të kësaj shkollë, po e vërtetë që duhet të flasim për të ardhmen por duke mos e harruar as te kaluarën. Falënderim shkon për brezat që punuan pa ndërprerë që ky tempull i dijës të vazhdojë edhe më tutje. Ju familje e zotri Rracit, të jeni krenar për birin e juaj”.

“Jo që ju ka bërë krenar vetëm juve por edhe Klinën, ky emër i madh po i bënë krenar gjithë këta nxënës. Ne si Qeveri çdo ditë po angazhohemi në modernizimin e infrastrukturës shkollore që ta bëjmë model edhe jashtë Kosovës”.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka thënë ngjarjet si kjo i bënë krenar për sakrificat që ka pasur kjo shkollë. Ai foli për investimet që do të bëhen në këtë komunë.

“Këto ngjarje na bëjnë krenar për sakrificat që ka pasur kjo vatër e dijës e cila mbijetojë më shekuj. Na bënë krenar edhe emri që mban kjo shkollë që e kemi për veprimtarin Ismet Rraci”.

“Komuna jonë në përkrahje të qeverisë ka vazhduar me investime. Shumë shpejt do të fillojmë me ndërtimin e fushave dhe me ndërtimin e disa çerdheve, duke dëshmuar që interesimi ynë është investimi edhe në të ardhmen”, ka thënë Elezaj.

Në emër të familjes foli djali i të ndjerit Alban Rraci. Me lot shumë e fjalë pak, Albani tha se kjo shkollë do ta mbaj me krenari emrin e babait të tij, raporton EO.

Drejtori i Shkollës Ahmet Krasniqi foli për historikun e shkollës, ku tha se sot Klina ka festë pasi që festojnë dhe kremtojmë 73-vjetorin e kësaj shkollë.

Kjo shkollë mban emrin e ish kryetarit të Komunës së Klinës Ismet Rraci, i vrarë me 24 prill 2001, derisa po kthehej nga puna.

loading…