Byroja Kosovare e Sigurimit plotëson kushtet për anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Byroja Kosovare e Sigurimit i ka plotësuar kushtet për anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Kështu ka njoftuar vetë BKS përmes një postimi në Facebook.

“Greet Flore, sekretare Gjenerale e Këshillit te Byrove: Në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim ne Byronë e Kartonit te Gjelbër”, thuhet në postim.

Byroja Kosovare e Sigurimit sot po feston 11 vjetorin e themelimit të saj.