Byrek me patëllxhanë dhe djathë – një mrekulli për shijen

Një recetë krejt speciale, fantastike në shije dhe krejt e veçantë është ajo e përgatitjes së byrekut me patëllxhanë.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë të gjithë hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e këtij byreku të mrekullueshëm.

Byreku me patëllxhanë shoqërohet në mënyrë fantastike me kos apo dhallë të freskët si dhe sallata të ndryshme të stinës.

Receta e Byrekut me Patëllxhanë dhe Djathë

Përbërësit

5 patëllxhanë të mëdhenj
2 speca të kuq ose jeshile të prerë në kubikë të vegjël
2 qepë mesatare të grira
1 domate e madhe e grirë në rende
Majdanoz i grirë hollë
4-5 lugë vaj ulliri
Lëngu i një kokrre limoni
2 kokrra vezë
200 gr djathë të bardhë të thërrmuar ose kaçkavall (sipas preferencës)
Kripë
Piper i zi
Përgatitja e Brumit
Për brumin ju duhen: 500 gr miell, 250 ml ujë, 10 gr kripë, një lugë kafeje jo e mbushur plot me sodë buke.

Si fillim, hidhni në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet.

Nëse preferoni mund të përdorni edhe peta të gatshme. (i gjeni në markete)

Përgatitja e Mbushjes

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të qeroni me kujdes lëkurën e patëllxhanëve dhe më pas patëllxhanët e qeruar t’i grini në anën me prerje të rralla të rendes.

Më pas patëllxhanët e grirë futini në një tas, spërkatini me pak kripë dhe lëngun e limonit dhe lërini që të lëshojnë lëngun e tyre përreth 30 minuta.

Në tenxhere kaurdisni qepët e grira me vaj ulliri, shtoni specat e grira, kaurdisini bashkë dhe shtoni gjysmë gote me ujë të ngrohtë. Lërini të zjejnë për 3-4 katër minuta sa të zbuten.

Shtoni 4-5 lugë gjelle vaj ulliri si dhe domaten e grirë në rende dhe lërini në zjarr edhe për 5 minuta të tjera.

Më pas, kalojini patëllxhanët në një kullorëse t’u largohet uji dhe shtojini në tenxheren që keni në zjarr.

Rregullojeni masën me kripë dhe piper dhe përzjeheni mirë.