Buzhala: Pas kërcënimit të Konjufcës, Valdete Daka rrezikon të sulmohet nga militantët e VV-së

Nëse vadete daka del tash në rrugë rrezikon seriozisht të sulmohet, pas deklaratës së fundit të kurtit dhe konjufcës

Nëse milutantit bindet se Daka është pengesa

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka iu është përgjigjur Ermal Pandurit se ndjehet e kërcënuar nga deklaratat e ashpra të nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, dhënë mbrëmë.

Moderatori ka interpretuar mesazhin e Dakës ku thotë se ndjehet e kërcënuar dhe nuk ndjehet mirë emocionalisht pas deklaratave të Konjufcës, transmeton Ballkani.info.

Konjufca drejtoi një sërë akuzash në drejtim të Dakës ku tha se është orientuese në KQZ për vendimet që dëmotojnë Albin Kurtin dhe se ajo dëshiron eliminimin politik të liderit të VV-së.

E sipas gazetarit Berat Buzhala, me deklaratat e Konjfucës Valdete Daka rrëzikohet nga militinatët e VV-së.

“Nëse Valdete Daka del tash në rrugë rrezikohet seriozisht të sulmohet, pse militantët e VV-së binden se ajo është pengesa për mos lejimin e kandidimit të Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë Buzhala mbrëmë vonë. /Ballkani.info/