Buzhala nervozohet me një asamblist të LVV-së: “O Allah po neveritës ky katundar”

Gazetari Berat Buzhala i është drejtuar me një pyetje publike ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pasi ka publikuar një fotografi të asmablistit të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili në një ambient të mbyllur shihet duke konsumuar puro cigare.

Së fundmi, Peci bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës është vënë në aksion për ta zbatuar Ligjin për Kontrollin e Duhanit, kundër pirjes së cigares në ambientet publike.

E për këtë, Buzhala ka pyetur Pecin se ku është duke e pirë këtë puro zyrtari i LVV-së në Prishtinë.

Për më tepër, Buzhala u shpreh se Sveçla është i afërm edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe mbase i lejohet, ta shkelë ligjin.

“Faton Peci a osht ne oborr tuj e pi qet t’shkurtume ky shefi i LVV’se per Prishtine. A ketij i lejohet masiqe kushen Minister te Policise. O allah po neverites ky katunar”, ka shkruar Buzhala në Facebook.