Pjesa e dytë e emisionit Pressing të ditës së enjte është shoqëruar me batuta dhe humor në mes të penalistëve.

Gazetari Berat Buzhala, themeluesi i Gazetës “Metro” Valon Syla e profesori i filozofisë, Blerim Latifi, në koordinim mes vete kanë caktuar se çfarë pozitash do të marrin në Qeverinë e Kurtit, Rron Gjinovci, Tomë Gashi e Jusuf Thaçi.

Berat Buzhala ka thënë se Rron Gjinovci do të bëhet ministër i Propagandës, derisa Latifi ka thënë se Gjinovcit i shkon pozita e Ministrit të Vërtetës.

Për Tomë Gashin kanë parashikuar se do të bëhet Kryeprokuror për tema speciale.

Për Jusuf Thaçin kanë thënë se do të bëhet rishkrues i historisë së 40 vjetëve të fundit.

Valon Syla ndërkohë ka thënë se Gjinovci është i mirë për pozitën e shefit të Protokolit të Vjosa Osmanit, Tomë Gashin ndërkohë e ka parashikuar si këshilltar të lartë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Latifi ndërkohë ka thënë se Jusuf Thaçi do të jetë në pozitën e Rektorit të Universitetit Popullor Qendror.

Edhe drejtuesi i emisionit Leonard Kërquki është përfshirë në batuta, duke thënë se pas ditës së diel do ta nisë emisionin me “Mirëmbrëma z. Kurti, z. Sveçla, zonja Osmani e mirëmbrëma Prindon”.