Buzhala krahason Fitore Pacollin me komunisten Lenka Çuko

Gazetari Berat Buzhala, duke reaguar ndaj fjalimit skandaloz të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e ka krahasuar atë më komunisten shqiptare Lenka Çuko.

Buzhala ia ka përmendur Pacollit edhe faqen e njohur linçuese ndaj kujtdo që ishte kritik ndaj Vetëvendosjes, ‘mekryeministrin’.

“Shihe kete Lenka Çukon, qe e ka me vella te vetin ate faqen “me kryeministrin” per te cilen faqe ka reagu krejt komuniteti nderkombetar, koka çu ne Kuvend me bo thirrje mi kontrollu mediat. Ah, t’ish kane viti 1945, lokacioni ne Tirane”, shkruan Buzhala.

Çka tha Pacolli (Vetëvendosje) në Kuvend?

“Edhe si Kuvend edhe si qeveri duhet të marrim masa është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa medium kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa, dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, tha Pacolli.