Buzhala ironizon me “Miss Gjyshën” e Valon Ramadanit

Deklarimi i Valon Ramadanit, kandidat për kryetar të Ferizajt, se do të organizojë edhe evente si “Miss Gjyshet”. Tashmë ky ‘projekt’ është bërë një prej objekteve për satirë dhe ironi në rrjetet sociale. Lojën me ironi nuk e ndal as Berat Buzhala, i cili në statusin e ti më të ri, ka “zgjedhur” edhe “jurinë” e këtij eventi, si: Haki Abazin, Hekuran Muatin dhe Dimal Bashën!!

Postimi i plotë:

“Ne juri per Miss Gjyshen, ky kandidati i LVV’se per Ferizaj, i kish propozu tre deputetet e ksaj partie nga kjo komune: Haki Abazin, Hekuran Muratin edhe Dimal Basha.

“Ka marre fund koha kur regjimi i vjeter e ka shite edhe e ka ble voten per miss gjyshet. Establishmenti i vjeter, mediat e prontos i takojne te kaluares”, ka thene ne nje interviste per RTV Dukagjinin Armend Muja.

Qysh ka thane Kamishi “vallahi lagje per lagje kena me e dite kush e ka pengu organizimin e miss gjyshes, secila shtëpi ka me u ditë për kënd ka votua në këto zgjedhje”.