Buzhala e pyet Kurtin se a ka faj edhe Mimoza Kusari për krizën energjetike

Gazetari Berat Buzhala i ka sugjeruar kryeministrit Albin Kurti që të bisedojë me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën për krizën energjetike në të cilën gjendet Kosova.

Në një postim në Facebook ku kreu i Ekzekutivit u tha qytetarëve se nuk ka zgjidhje të mirë në këtë situatë dhe se duhet zgjedhur mes reduktimeve dhe rritjes së çmimit të rrymës, Buzhala komentoi duke ia bërë disa pyetje.

Ai e pyeti kryeministrin nëse Kusari-Lila është pjesë e strukturave kriminale të qeverive të kaluara, të cilat Kurti i bën përgjegjëse për krizën.

“Kryeminister pse nuk po bisedon me shefen e grupit parlamentar te Vetevendosjes, Mimoza Kusarin, si pjesemarrjese direkte ne privatizimin e rrjetit te distribucionit? A eshte edhe ajo pjese e strukturave kriminale te qeverive te kaluara? Ajo ka qene ministre ne disa qeveri, madje me pozita kyçe”, shkroi Buzhala