Buzhala: Bulliqi rrejti që nuk e sulmoi qytetarin, po flasim për njeriun që ka shtëpinë në tokën e komunës dhe ka vjedhur fasadën e shkollës

Gazetari Berat Buzhala, ka deklaruar se kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka gënjyer që nuk e sulmoi qytetarin në spital, pasi dolën pamjet u vërtetua e vërteta.

Buzhala ka thënë se Bulliqi është njeriu që e ka të ndërtuar shtëpinë në tokën e komunës dhe ka vjedhur fasadën e shkollës.

Postimi i plotë nga Buzhala;

Fillimisht Bulliqi rrejti, tha nuk jemi konfrontu, e tash kur doli videoja, ku qarte shihet Bulliqi tuj e shty nje qytetar ne ambulant, po thojne qe ai qytetari e paska provoku. Mire, po e besojme qe eshte keshtu, po perse rrejti Bulliqi e tha qe nuk ka pase konflikt fizik? Pse nuk tha dje qe ishte sulmuar?

Sido qe te jete, po flasim per njeri qe ka dale para kamerave e ka pranu qe shtepine e ka ndertu ne toke te komunes, qe fasaden e shkolles e ka vjedhe. Cka po pritni prej tij?

Kushdo qe eshte ne Vetevendosje, te jeni te sigurte, qe edhe nese del ne shesh me e vra dikend, kane me dale keta arsyetuesit edhe me thane qe “ne shesh nuk ka gajle me vra”.

I shajne njerezit qe kane marre pjese ne privatizim, kurse Albini te njejtit i mban afer vetes. “Keta nuk ka gajle”.I shajne njerezit me aktakuza, Albini i ka dy afer vetes. “Keta s’ka gajle”.

Albin Kurti eshte kryeprokuror, kryegjyqtar, ipeshkv, myfti, ombudesperson. Bile ka pas deshte me shku edhe ne UCK, ama i paten thane “jo se ti na duhesh ne Prishtine”, e mandej ky u pat kthy me e vazhdu luften ne Ulpiane.