‘Buzët më ishin tharë’ nga Sparksi arrin suksesin e parë

Ai ditë më parë ka lansuar projektin e ri.

‘Buzët më ishin tharë’ quhet kënga e re e reperit Sparksi i cili e solli atë në skenë fuqishëm, shkruan Ballkani.info

Këtë projekt ai e përpunoi nga hiti i Eranda Libohovës që është me të njëjtin titull.

E tashmë ka nisur sukseset e para për projektin.

‘Buzët më ishin tharë’ për pak ditë ka mbledhur mbi 800.000 klikime në Youtube.

Po ashtu, kjo këngë po shpërndahet edhe në rrjetet sociale.

Kujtojmë që projekti i ri i Sparksit u shkrua nga vet ai me muzikë të Rrzon dhe me klip nga Sekuenece.