Buzëqeshja karakteristike Lutfi Hazirit (FOTO)

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri duket se vazhdon të jetë i entuziasmuar pas marrjes së çmimit “Nelson Mandela” nga një organizatë që besohet të jetë fantome.

Buzëqeshja e njejtë nuk e ka lëshuar edhe pas disa ditësh nga marrja e atij çmimi.

Sidoqoftë, në ketë mënyrë Haziri që shpreh ambicie edhe për kryetar të LDK-së ka njoftuar për asfaltimin e 10 rrugëve e rrugicave.

“Në lagjen Arbëria jemi duke e përfunduar ndërtimin 10 rrugëve e rrugicave, ndërsa pas pak ditësh do të fillojnë edhe 30 të tjera. Vazhdojmë me punë t’hajrit”, ka shkruar Haziri.

Madje në këtë paraqitje nuk ka hezituar t’i tregojë dhëmbët.