Butrinti ndan foton nga spitali krah njeriut të dashur

Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë një foto nga spitali, ku siç duket është e shtruar nëna e tij. në një postim në Instastory Butrinti duket duke i mbajtur dorën nënës së tij.

Nuk dihet çfarë problem ka pasur nëna e këngëtarit, por ai i ka qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Ndërkohë, pak kohë më parë Butrinti ka lajmëruar se gjatë dhjetorit do të lancojë një project të ri muzikor.

Ai e ka bërë të ditur lajmin në një postim në Instastory, ku edhe pyet fansat nëse duan që kënga të jetë një bashkëpunim apo solo.

“Dhjetorin po e bëjmë verë, kuku çka po vjen”, ka shkruar Butrinti.

Ndërkohë, Butrinti po korr vetëm suksese me këngën “Kuku” që arriti brenda ditës 500 mijë streams në Spotify.