Butrint Imeri zbulon një pjesë të këngës së tij të re (VIDEO)

Fansat le të bëhen gati: Diçka e re po vjen nga Butrint Imeri.

Përmes postimit të tij të fundit në Instagram, këngëtari ka lajmëruar fansat e tij se së shpejti pritet të publikohet kënga e re.

Madje, këngëtari ka zbuluar edhe disa rreshta nga kënga e re, e cila duket shumë ritmike, ashtu siç jemi mësuar ta shohim Butrint Imerin.

Pavarësisht kësaj, mbetet ende një enigmë titulli i projektit muzikor dhe data e lansimit të tij.

23 vjeçari është një nga artistët më aktiv të estradës.

https://www.instagram.com/p/Bx7rVaHlLy0/?utm_source=ig_embed