Butrint Imeri sjell një pjesë të këngës së re

Krijuesi i shumë hiteve njëherësh artisti shumë i pëlqyer i estradës shqiptare, Butrint Imeri, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. 

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

I njëjti për të gjithë admiruesit e muzikës së tij ka sjell një pjesë të këtij projekti, gjersa shfaqet duke e interpretuar me plot ritëm.

https://www.instagram.com/p/B4-EELYlN_8/?utm_source=ig_embed

“Direkt prej furrës”, ka shkruar artisti Imeri krahas kësaj videoje.

Ndërkaq, për vetëm një kohë të shkurtër ky fragment i këngës së re të Butrintit ka marrë mbi 92 mijë pëlqime dhe afro 13 mijë komente, ku duket se fansat mezi po e presin rikthimin e tij.

Gjithashtu, këtë kohë duket se këngëtari po shijon suksesin e projekteve të tij, jo vetëm atyre të rejave por edhe ato të mëparshme.

Ai ka thyer rekord në top-listë, i cili falë votave të publikut ka arritur të pozicionohet në “Top 10” me gjashtë projekte muzikore përfshirë, “Hajt Hajt”, “Sa Gjynah”, “Dream Girl”, “Kush”, “Alea” dhe Bakllava”.