Butrint Imeri
Butrint Imeri publikon këngën e re “Princesa”
“Princesa” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vetë artisti në bashkëpunim me BimBimmën, gjersa për muzikën u përkujdes BigBang.
Klipi veror dhe ritmik tashmë ndodhet edhe në platformën YouTube, në kanalin e AVD Digital.
Besohet që edhe kjo këngë e Imerit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat. Ai po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.