Butrint Imeri publikon këngën e re “M’ke rrejt”, frymëzohet nga seriali “La Casa de Papel” për klipin

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtari i njohur Butrint Imeri publikoi të shtunën për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

“M’ke rrejt” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe RnB.

Muzika është punuar nga producenti Big Bang Beats në studion RedboxEntertainment, gjersa për tekstin është kujdesur vet Butrinti.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi këngëtari duket të jetë frymëzuar nga seriali i famshëm dhe shumë i ndjekur i Netflix, “La Casa de Papel”.

Në klip, Butrinti shfaqet krah disa statistëve, të cilët janë të veshur me uniformat e kuqe, që janë unike të hajdutëve të serialit.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Besian Durmishi.