Butrint Imeri i tregon “qysh luhet” Edon Zhegrovës

Futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, njihet për miqësinë e mirë që ka me disa prej fytyrave publike nga estrada.

Një ndër ta është këngëtari Butrint Imeri, me të cilin ai ruan raporte të shkëlqyera.

Këtë e ka vërtetuar edhe një video e publikuar së fundmi në rrjetin social nga Butrinti, ku shihet në apartamentin e tij, teksa luan “PlayStation” me Edonin.

Ndërkohë, më pas të dy çohen ku Zhegrova nis të bëjë akrobaci me top, dhe të njëjtën gjë tenton ta bëjë edhe këngëtari Imeri.

https://www.instagram.com/p/B2UqeqxlH_b/

Por, kur ai dështon ta bëjë këtë, në atë çast në sfond niset muzika dhe dyshja fillojnë të kërcejnë.

Duket se kjo video është bërë për shaka nga vet Edoni dhe Butrinti, teksa ky i fundit ka shkuar edhe me satirë në mbishkrimin e videos, se i tregoi Edoni se si”luhet”.

loading…