Buta zbulon detaje nga lidhja e tij me vajzën super ‘hot’

Reperi i njohur shqiptar, Buta, tash e një kohë është duke shijuar lidhjen e tij të dashurisë me vajzën misterioze.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Së fundi, Buta ishte i ftuar në emisionin “NIN” ku nuk kishin si të mungonin pyetjet për jetën e tij personale.

Sa i përket, vajzës me të cilën është në lidhje ai u shpreh se ndjehet shumë i lumtur me të në krah.

Buta zbuloi se është në lidhje për afër 3 viteve dhe tani janë duke jetuar së bashku.