Buta refuzon ftesën e Noizy-t për të performuar në koncertin e tij

Reperi Betim Januzi i njohur si “Buta” ka refuzuar ftesën e bërë nga Noizy për të marrë pjesë në koncertin e tij “Alpha”.

Pak javë më parë shkaktoi jo pak zhurmë lajmi se ai do performonte krah Noizyt. Ky i fundit shpërndau foton e Butës në Instagram duke bërë me dije se ai do jetë pjesë e koncertit.

Sipas Panorama.al Buta mungon në listën e artistëve që do dalin në skenë krah tij. Thuhet se shkak për këtë janë bërë problemet në jetën personale të artistit.

Vëlli i tij Qëndrim Januzi dyshohet se qëlloi për vdekje një 30-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Buta ka qenë i ftuar që të përformojë në qytetin e Tetovës, por edhe aty nuk mori pjesë.

Ndërkohë në listën që do të përformojnë në koncertin e Noizyt do të jenë: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana. Kësaj liste pritet të iu shtohen edhe disa emra tjerë të njohur.

Koncerti do të mbahet më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet.