Buta: Më mirë me vdek duke plaçkitur banka, se me vdek në aksident (VIDEO)

Reperi tashmë i njohur për publikun e ri kosovar, Buta, ka qenë i ftuar në një intervistë ku ka folur për projektet e tij të fundit dhe jetën personale të tij.

Buta ka shpalosur planet e së ardhmes, duke bërë të ditur se ka vizion për të rritur përfitimet financiare dhe jo të njihet vetëm si artist.

Në emisionin ‘Gjoni Black 72 #Sen’, reperi ka folur edhe për veturën e re që e ka blerë, duke treguar gjithashtu se është vozitës i ri dhe vozit ngadalë.

Sipas tij, është budallallëk që një person të vdes në aksident rrugor.

Ai ka thënë se nuk dëshiron t’i prekë personat që kanë vdekur në raste të tilla, por ka thënë se arsyeja pse ai vozitë me shpejtësi të ulët është se nuk dëshiron të vdes në aksident rrugor.

“Është marre, largë koftë pa dashur t’i disrespektoj atyre që iu kanë ndodhur këto raste, po qysh e shoh unë me vdek në veturë është shumë marre, thotë njeri me vdek t’u plaçkit bankë ose ndonjë luftë”, ka deklaruar reperi nga Ferizaj, përcjell Ballkani.info.

Deklarata e tij është shpërndarë nëpër rrjetet sociale, ku edhe ka marrë kritika të shumta pasi që ka pasur persona që e kanë ndryshuar kontekstin e fjalisë, duke e kthyer atë në personale. /Ballkani.info

loading…