Buta bashkëpunim me anëtarin e TBA?

Nëse ky duet do realizohej padyshim se do ishte një nga hitet e kësaj vere.

Ditë më parë artisti nga Ferizaj sjelli projektin e tij të fundit të titulluar 24/7, por si duket ai nuk do ndalet me kaq.

Në një fotografi të publikuar nga grupi TBA në llogarinë e tyre, mund të shihet Butën së bashku me menaxherin e tij dhe reperin Klepto.

E kjo fotografi ishte e mjaftueshme për të lindur dyshimet rreth një dueti, pasi që edhe Klepto ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re.