Një konflikt familjar në Skenderaj për pak sa nuk përfundoi me fatalitet gjatë ditës së djeshme.

Policia ka treguar se ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti ka goditur me thikë gruan e tij.

Pas plagëve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjeëksor në QKUK, teksa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente.