Të shtunën një burrë në Graçanicë është ankuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, raporton Ballkani.info

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ankuesi kishte qenë në gjendje të dehur si dhe me lëndime të dukshme, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara e lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore”. /Ballkani.info/