Burri rrahu gruan në Ferizaj, në konflikt përfshihet edhe vëllai i viktimës

Një grua është sulmuar fizikisht dje nga burri i saj në Ferizaj, në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës.

Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, njofton policia.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM TRUPOR /Ferizaj 09.04.2022-00:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar – bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, po ashtu në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.