Burri rrah bashkëshorten në Fushë Kosovë – arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rastin në Polici, e ka raportuar viktima, e cila ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Raportohet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.