Burri nga Vitia s’e respekton urdhrin e Qeverisë për koronavirusin, e hap lokalin e lojërave të fatit

Një person është arrestuar në Komunën e Vitisë, pasi që nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë për koronavirusin, duke punuar në lokalin e tij me lojëra fati.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa bëhet e ditur se në lokal ishin duke luajtur edhe 7 persona të tjerë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë duke punuar në lokalin e tij me lojëra fati ku aty ishin duke luajtur 7 persona. Me urdhër të prokurorit dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.