Burri nga Suhareka vret shokun për 20 euro (VIDEO)

Njollat e gjakut kanë mbetur ende në rrugën e fshatit Maqitevë të Suharekës, ku u vra të dielën në mbrëmje Shaip Krasniqi.

44 vjeçari u qëllua nga shoku i tij, Sylejman Ahmeti,  pas një zënke që, sipas dëshmitarëve,  nisi për 20 euro.

Ngjarjen e tregon vëllai i dorasit, të cilën ia kishin transmetuar njerëzit prezent kur ndodhi incidenti.

Kronikë nga Rilind Matoshi.