Suharekë

Burri nga Suhareka rrahu gruan, ajo piu helm

Viktima mori tretman mjekësor Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për sulm fizik ndaj bashkëshortës. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në orën 12:00 në Suaharekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte sulmuar fizikisht dhe rrahur bashkëshorten e sajë femër K/Shqiptare, e cila më pas në depresion kishte pirë një sasi helmi (Etiol)”, konfirmon Policia e Kosovës.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Prizrenit. Me urdhrin e Prokurorit, është kontrollu-bastisë shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.